Akademia Vllaznia, dy fitore ndaj Partizanit sot në Tiranë

240

Javë shumë e mbarë ka qenë kjo e teta për ekipet e Akademisë Vllaznia. Ato kanë luajtur në transfertë ndaj Partizanit, në ndeshjet që janë luajtur në kompleksin “Dinamo” në Tiranë. E para ka triumfuar Vllaznia U-17 që ka fituar me rezultatin 4-2 ndaj të kuqve. Nga ana tjetër Vllaznia U-19 ndaj të njëjtit kundërshtar ka fituar 1-0. Ndeshjet kanë qenë interesante. Takimi i parë ka qenë ai i paratërinjve. Shkodranët e drejtuar nga trajneri Alban Noga kanë fituar 4-2 ku protagonisti kryesor i fitores ka qenë mesfushori Uendi Vecaj me dy golat e shënuar. Një gol tjetër ka patur për autor Rubin Hebajn ndërsa i katërti ka qenë autogol i futbollistëve të Partizanit. Me fitoren e sotme, Vllaznia U-17 është ngjtur në kuotën e 15 pikëve duke qenë në pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit.Interesant është fakti që ky ekip në tetë javë ka shënuar plot 19 gola pra me një mesatare shumë të kënaqshme prej 2.5 pikësh për ndeshje. Me shumë interes pritej ndeshja e 19 vjeçarëve.  Vllaznia vinte në këtë takim si skuadra e vendit të parë ndërsa Partizani i vendit të dytë me dy pikë më pak. Fitorja e kësaj të fundit do të bënte që të kishim ndërrim vendesh në tabelë megjithatë nuk ka ndodhur kështu. Elis Kabuni ka shënuar që në minutat e para të ndeshjes për shkodranët dhe ky ka qenë goli i vetëm i ndeshjes që i ka dhënë fitoren Vllaznisë. Me fitoren e sotme, ekipi i drejtuar nga trajneri Luan Zmijani është ngjitur në kuotën e 20 pikëve dhe çka është më interesantja edhe ky ekip ka një golaverazh shumë të mirë, 21-6. Kuqeblutë kanë një epërsi prej 4 pikësh me Shkëndinë e Tiranës që mban vendin e dytë dhe prej 5 pikës tashmë me Partizanin e vendit të tretë.
© vllaznia.al