Akademia Vllaznia dy fitore nga 3-0 ndaj ekipeve të Flamurtarit

334

Gjashtë pikë të marrë, gjashtë gola të shënuar dhe asnjë i pësuar nga dy ekipet e Akademisë Vllaznia ditën e sotme në ndeshjet e rradhës, ato që kanë zhvilluar ndaj ekipeve të Flamurtarit. Ndeshjet janë luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe janë ndjekur me interes nga një numër i konsiderueshëm tifozësh. Si ekipi i 17 vjeçarëve ashtu edhe ai i 19 vjeçarëve kanë fituar nga 3-0 ndaj kundërshtarëve të tyre.

 

Ndeshja e U-17
Vllaznia ka fituar pastër takimin ndaj Flamurtarit me shifrat 3-0. Një fitore, e cila ka mbërritur në pjesën e dytë të takimit. Pjesa e parë pavarësisht epërsisë së djhemve shkodranë në të gjithë drejtimet është mbyllur me shifrat e barabarta 0-0. Në pjesën e dytë është Brahimi një lojtarë që ka spikatur me lojën e tij tek skuadra e 15 vjeçarëve shkodranë që ka shënuar golin e parë për ekipin e tij. Më pas ekipi I Vllaznisë ka zotëruar tërësisht takimin ku njëri pas tjetrit kanë mbërritur edhe golat e shënuar më parë nga sulmuesi Pusi dhe goli I tretë është shënuar nga Vecaj. Një fitore e pastër për djemtë shkodranë që në këtë sezon drejtohen nga një emër I mirënjohur siç është Alban Noga.
U 17
Vllaznia- Flamurtari 3-0
Vllaznia: Hoxha, Premçi (Kraja 60’), Kukaj (Bruçi 74’), Balaj, Zogaj, Vecaj, Rajçeviç, Hoti (Brahimi 46’), Demaj (Blinishta 53’), Hebaj, Pusi Tr. A.Noga
Flamurtari: Sali, Lazaj, Zotaj, Hajdini, Dule, Mysylimi, Xhaferaj, Shkurti, Sino, Deliaj, Shehi. Tr. G.Mezani
Gjyqtarë: E.Gjoka, E.Hoxha, B.Pjetrushi (Lezhë)
Shënues: Brahimi 52’, Pusi 63’, Vecaj 73’  

Ndeshja e U-19
Vllaznia e 19 vjeçarëve shkodranë të drejtuar nga Luan Zmijani ka gjetur një tjetër fitore të thellë dhe të pastër ndaj Flamurtarit me shifrat 3-0. Një tre golësh që shënohet nga lojtarë që kanë mbajtur peshë  një sezon më parë me ekipin e 17 vjeçarëve me të cilët janë shpallur dy vite me radhë kampion. Të vendit. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për Vllazninë pas golit të shënura nga Kabuni, pas njnë krosi të ardhur nga çinari. Ka qenë pikërisht çinari lojtarë që në pjesën e dytë të takimit ka shënuar edhe golin e dytë për vendasit. Më pas në radhën e golashënuesve ka qenë edhe I riu Kalaja, një tjetër lojtarë me shumë të ardhme.  
U 19
Vllaznia- Flamurtari 3-0

Vllaznia: Sherri, Beci, Ruqi, Pjeshka, Hakaj,Gurishta, çinari, Dyca, Shkëmbi, Kalaja, Kabuni. Tr. L.Zmijani
Flamurtari: Xhakaj, Hoxha, Dervishaj, Barokaj, Velaj, Nino, Dhimo, Livanaj, Dumani, Aliaj, Varfi. Tr. D.Resuli.  
Gjyqtarë: E.Hoxha, E.Gjoka, B.Pjetrushi (Lezhë)
Shënues: Kabuni 23’, çinari 61’, Kalaja 72’.

© vllaznia.al