Dalin në shitje biletat për ndeshjen e së dielës me Partizanin

269

KF Vllaznia bën me dije se biletat për ndeshjen e së dielës ndaj Partizanit tashmë kanë dalë në shitje dhe të gjithë sportdashësit shkodranë mund t’i blejnë ato në sportelet pranë stadiumit “Loro Boriçi”, të cilët do të jenë të hapur edhe gjatë gjithë ditës së shtunë ashtu si dhe të dielën. Natyrisht që blerja e biletave që nesër do të ishte diçka e mirë në mënyrë që të mos krijohej asnjë konfuzion para ndeshjes siç ka ndodhur edhe në disa raste të mëparshme. Njëkohësisht ju njoftojmë se edhe për këtë ndeshje se biletat për të gjitha tribunat C dhe D do të jenë vetëm 200 lekë. Ulja e çmimit të biletave është bërë me qëllimin e vetëm që tifozët të jenë të shumtë në këtë numër në mbështetje të ekipit tonë për arritjen e një rezultati pozitiv edhe ndaj Partizanit.
© vllaznia.al