Ergis Mersini, blerja e tretë e Vllaznisë

252

Pak minuta më parë, në zyrat e Klubit të Futbollit është firmosur një tjetër kontratë nga një futbollist. Bëhet fjalë për mbrojtësin Ergis Mersini. Lojtari do të jetë pjesë e skuadrës tonë deri në fundin e këtij sezoni, me të drejtë rishikimi edhe për sezonin e ardhshëm.

Në orën 16.30 do të bëhet edhe prezantimi i tij përpara mediave. KF Vllaznia i uron suksese lojtarit të sapoardhur duke shpresuar të bëjë më të mirën e tij për skuadrën tonë.
© vllaznia.al