Festohet 70 vjetori i lindjes së mjeshtrit Ramazan Rragami

259

70 vjetori I lindjes së mjeshtrit të madh të futbollit shkodran dhe atij shqiptar Ramazan Rragami, është festuar në mënyrën ditën e premte në Shkodër. Klubi I futbollit Vllaznia, nën kujdesin e posaçëm edhe të presidentit të tij, njëkohësisht kryetar I Bashkisë Shkodër Lorenc Luka, në bashkëpunim me veteranët e futbollit shkodran dhe gazetarët sportivë, kanë organizuar fillimisht një kupë me emrin e Ramazan Rragamit. Në tapetin e “Loro Boriçit” kanë zbritur veteranët e Vllaznisë së viteve 80, veteranët e viteve ’90, ekipi I gazetarëve sportivë të Shkodrës dhe të televizionit publik shqiptar ndërkohë që I ftuar special ka qenë ekipi I veteranëve të futbollit nga Drenica e Kosovës. Ndeshjet kanë qenë shumë të bukura dhe në fund me meritë fitues është shpallur ekipi I veteranëve të Vllaznisë që ka mundur në finale gazetarët sportivë me rezultatin 1-0. Kupën kapitenit të këtij ekipi Hysen Zmijanit, ia ka dhënë vetë mjeshtri Rragami. Të dy ata janë shprehur të emocionuar për këtë organizim.Zhvillimi I kupës në stadium ka qenë pjesa e parë e aktivitetit kushtuar mjeshtrit Rragami. Pjesa e dytë ka qenë darka festive. Për ta bërë të mundur atë, kanë kontribuar financiarisht klubi i futbollit Vllaznia dhe donatorët Fatbardh Jera, Valter Fushaj, Xhevat Vataksi, Gjergj Leqejza, Leonard Luli, Gjergj Livadhi, Xhevdet Amuli, Suad Lici, Ferdinand Jaku dhe Lazër Matija. Në këtë darkë nuk kanë munguar surprizat dhe dhuratat për protagonistin e këtij aktiviteti. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’I themi edhe njëherë tjetër: “Edhe 100 vite të tjera të lumtura profesor Rragami”!
© vllaznia.al