Goleadë për Vllazninë U-19, fiton edhe Vllaznia U-17 ndaj Olimpikut

264

Dy fitore kanë arritur ekipet e Akademisë Vllaznia ditën e sotme në ndeshjet e rradhës të kampionateve të moshave. Ato kanë patur kundërshtare në Shkodër ekipet e Olimpikut. Vllaznia U-19 ka fituat thellësisht 7-3 ndërsa Vllaznia U-17 ka fituar 3-1. Në këtë mënyrë gjërat duket se shkojnë në rregull për këto ekipe, sidomos për atë të 19 vjeçarëve. Një katër golësh I shënuar nga sulmuesi kryesor I kësaj skuadre Elis Kabuni  dhe golat shënuar nga Kalaja, Dyca me 11-të metësh dhe Gurishta ka qenë gjithçka ajo që ka dhënë ekipi shkodran në këtë takim. Pjesa e parë është dominuar tërësisht nga të zotët  e shtëpisë që e kanë mbyllur atë me shifrat 4-0. Në pjesën e dytë  ka ardhur edhe reagimi I miqve të cilët kanë shënuar tre herë në këtë pjesë me anë të Frrokut, Jaupit dhe Metës. Megjithatë nuk kanë munguar as shënimi I tre golave nga ana e shkodranëve. Në këtë takim janë humbur edhe dy 11-të metërsha, nga një për çdo skuadër, ku në pjesën e parë portieri shkodranë Alen Sherri ka kapur gjuatjen e Jaupit dhe po në të njëjtën portë dhe për konçidencë në të njëtin krah portieri mik Premçi ka arritur të presë penalltinë e gjuatur nga Dyca. Një fitore e thellë dhe e merituar e djemve kuqeblu që vijojn që të jenë në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.
U-19
Vllaznia- Olimpik 7-3
Vllaznia: Sherri, Kapaklija (Borshi 60′), Ruqi (Beci 46′), Pjeshka, Hakaj, Krymi (Hoxha 65′), Gurishta, çinari (Çokaj 60′), Dyca, Shkëmbi, Kalaja, Kabuni (Medja 80′). Tr. L.Zmijani
Olimpik: Premçi, Sulejmanaj, Frroku, Jakupi, Lila, Gjeçi, Grabova, Brahimaj, Milori, Meta, Jaupaj. Tr. A.Milori
Gjyqtarë: E.Hoxha, E.Gjoka, B.Pjetrushi (Lezhe)
Shënues: Kalaja 1’, Kabuni 14’, 40’, 43’, 72’, Dyca 70 (11m), Gurishta 81’/ Frroku 51’, Jaupi 56’, Meta 76’.
——–
Vllaznia U-17 ndërkohë ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj ekipit të Olimpikut. Një fitore, e cila ka marrë rrugë që në pjesën e parë të takimit. Në këtë pjesë  ekipi shkodran ka shënuar dy herë brenda 2 minutash me anë të Hebajt nga pika e bardhë e penalltisë dhe nga ana e Pusit. Në këtë pjesë për miqtë ka shënuar Kaimi. Në pjesën e dytë djemtë e teknikut shkodran Noga, kanë zotëruar lojën, por golin e tretë e kanë gjetur vetëm në minutën e fundit të takimit me anë të Demës pas ekzekutimit të një goditje dënimi nga 20 metra. Një fitore kjo e merituar e vendasve.
U 17
Vllaznia- Olimpik 3-1
Vllaznia: Hoxha, Premçi, Fangaj, Balaj, Zogaj, Blinishta, Rajçeviç, Kaçubela,  Dema, Hebaj, Pusi Tr. A.Noga (u aktuivizuan: Hoti, Hyseni, Mujaxhi, Brahimi)
Olimpik: Novakaj, Kaimi, Gjalpi, Spahiu, Gayheli, Baze, Hoxha, Trimi, Mehmeti, Lekgegaj, Daja .Tr. A.Baze
( U aktivizuan: Bushi, çervanaku)
Gjyqtarë: E.Gjoka, E.Hoxha, B.Pjetrushi (Lezhe)
Shënues: Hebaj 14’ (11m) , Pusi 16’, Dema 80’/ Kaimi 36’

© vllaznia.al