Hidhet shorti i “Uefa Youth League”, Vllaznia U19 përballë FC Astana

295

Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i “Uefa Youth League”, kompeticion në të cilin për të dytin vit me rradhë do të marrë pjesë edhe Vllaznia si kampionë e Shqipërisë për 19 vjeçarët. Në ceremoninë e hedhjes së shortit, ka marrë pjesë edhe përgjegjësi teknik i Akademisë Vllaznia Alban Neziri. Ka qenë trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri ai që ka tërhequr goglat dhe për rrjedhojë kundërshtari i Vllaznisë do të jetë ekipi FC Astana. Ndeshja e parë do të luhet në Kazakistan më 3 tetor ndërsa ajo e kthimit në “Loro Boriçi” më 24 tetor. Në rast kualifikimi, ekipi ynë do të ndeshet me fituesin e çiftit Viitorul- Dinamo Zagreb.

© vllaznia.al