Klubi Vllaznia më korrekti, shpërndan edhe rrogat e muajit mars

305

Pavarësisht ndonjë problemi që ka ekzistuar më parë, kryesisht në vonesën për disa ditë të dhënies së rrogave, kohët e fundit gjërat tek Vllaznia janë normalizuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu, ditën e djeshme futbollistët dhe stafi teknik kanë marrë edhe rrogat e muajit mars duke qenë brenda të gjithë afatave kohore të parashikuara në kontratat me gjithësecilin. Në këtë mënyrë, KF Vllaznia nuk ka asnjë rrogë të padhënë duke patur njëkohësisht të garantuara edhe rrogat për pjesën e mbetur të sezonit. Por përveç dhënies së rrogave, për ekipin nuk kanë munguar as premiot dhe pas 5 milionë lekëve të marra për fitoren me Partizanin, në tavolinë janë edhe 10 milionë lekë për fitoren me Tiranën. Klubi shkodran kësisoj ndoshta mund të jetë klubi më korrekt në Shqipëri sa i takon shlyerjes së rrogave, kuptohet me ato shifra me të cilat palët kanë rënë dakord në momentin e firmosjes së kontratave në muajin gusht.

© vllaznia.al