Klubi Vllaznia: Po negociojmë me “Gea Sport”. Ende s’ka asnjë firmë

249

Ndryshe nga çfarë mund të shkruhet apo flitet, mes Bashkisë Shkodër, klubit të futbollit Vllaznia dhe kompanisë zviceriane “Gea Sport”, ende nuk është arritur asnjë marrëveshje. Mund të konfirmojmë faktin që ditën e djeshme kanë qenë në Shkodër përfaqësuesit e kësaj firme, e po ashtu edhe sot, ka qenë avokati i saj. Ai është njohur nga ana jonë me statusin ligjor të klubit, mënyrën e funksionimit dhe shumë detaje të tjera që kanë të bëjnë me të. Në rrethana të tilla, pala zviceriane tashmë do të hartojë një draft- marëveshje të cilën do ta paraqesë në ditët në vazhdim në Bashkinë Shkodër. Nëse ajo do jetë bindëse, sigurisht që bisedimet do avancojnë edhe më tej. Megjithatë, duhet të saktësojmë se deri në këto momente nuk është arritur asnjë akord mes palëve. Bashkia Shkodër është duke u munduar të bëjë më të mirën e mundshme gjatë kësaj periudhe për të gjetur biznesmenët e duhur për Vllazninë dhe shpresojnë t’i gjejnë ato në mënyrë që kjo skuadër të ngjitet sërish në nivele të larta, aty ku dëshirojnë tifozët e zjarrtë të saj.
© vllaznia.al