Klubi Vllaznia uron Beqirin: Edhe 100 të tjera kapiten!

352

Seanca e paradites së sotme ka patur edhe një të veçantë brenda. Kapiteni I ekipit tonëElvin Beqiri ka ditëlindjen dhe gjithë pjestarët e ekipit I kanë uruar atij 33 vjetorin e lindjes. Festa e ditëlindjes është zhvilluar pasdite kur skuadra është grumbulluar në hotel “Argenti” për ndeshjen e rradhës me Laçin. Ditëlindja e sotme e Beqirit, sigurisht që është diçka e veçantë edhe për klubin tonë. Karriera shumë e pasur e tij, e filluar pikërisht me Vllazninë ku ka shkëlqyer për të vazhduar me atë në Ukrainë, Izrael, Azerbajxhan dhe për t’u rikthyer sërish në Shkodër, natyrisht që meriton respekt. Pa harruar kurrsesi, madje “duke e vënë në kornisë” karrierën e tij me kombëtaren shqiptare ku ka luajtur me dhjetëra ndeshje si titullar në formacionin e saj. Në këtë mënyrë, Elvin Beqiri është një vlerë për klubin tonë dhe si e tillë ai ka respektin maksimal të gjithë drejtuesve të tij, duke filluar nga presidenti aktual, Lorenc Luka, administratori Fatos Gjyrezi, drejtori sportiv Armir Grima dhe gjithë të tjerët me rradhë. Me rastin e 33 vjetorit të lindjes së tij, Klubi i futbollit Vllaznia e uron Elvin Beqirin “Edhe 100 të tjera kapiten”!. Një ditëlindje e tillë sigurisht që duhet festuar dhe torta në këtë rast do ishte fitorja e nesërme ndaj Laçit. Një fitore që nuk do sillte vetëm tre pikët për Vllazninë por do ishte edhe dhurat më e mirë për ditëlindjen e këtij futbollisti.

© vllaznia.al