Kuqeblutë i rikthehen fushës së stërvitjes

249

Pasditen e djeshme ekipi i Vllaznisë i është rikthyer fushës së stërvitjes. Nën drejtimin e stafit teknik me trajnerin Cungu në krye, kuqeblutë kanë zhvilluar të parën seancë. Të pranishëm në fushën sportive “Reshit Rusi” kanë qenë edhe administratori i klubit Astrit Gjyrezi dhe drejtori sportiv Eugent Zeka. Nisja e stërvitjes është bërë me një grup futbollistësh të gjithë shkodranë të cilët do të jenë edhe baza e ekipit për sezonin e ri. Pjesa e konsiderueshme e lojtarëve të pranishëm kanë qenë pjesë e ekipit edhe një sezon më parë dhe që janë ende nën kontratë me klubin por drejtuesit kanë ofruar edhe disa elementë të spikatur nga ekipi U-19 i Akademisë por edhe nga ekipi B. Stërvitja do të vijojë tashmë normalisht çdo ditë ndërkohë që drejtuesit e klubit po vijojnë bisedimet me lojtarë të piketuar nga ana e stafit teknik si përforcime të mundshme për skuadrën.

© vllaznia.al