Lajm i mirë. Vllaznia B do të luajë në kategorinë e dytë

243

Një lajm i mirë për futbollin shkodran dhe veçanërisht për klubin Vllaznia. Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë Ok-in e saj për kalimin e ekipit B të klubit tonë në kategorinë e dytë. Njoftimi është dhënë nga vetë institucioni i futbollit shqiptar. Ka qenë Komiteti Ekzekutiv, ai që me një vendim qarkullues, ka caktuar edhe skemën e këtij kampionati teksa do të jenë dy grupe me nga 14 skuadra secili. Në grupin A, bën pjesë tashmë edhe Vllaznia B, krahas ekipit të Veleçikut dhe Adës (gjithnjë nëse kjo e fundit do të paguajë detyrimet financiare deri ditën e martë). Shorti i kësaj kategorie do të hidhet ditën e mërkurë dhe ndeshjet e javës së parë do të luhen të dielën që vjen. Skuadra që edhe këtë sezon drejtohet nga trajneri Ervis Kraja sigurisht që pritet të bëjë një paraqitje shumë të mirë pasi edhe kontigjenti që ka në dispozicion është shumë premtues.

© vllaznia.al