Nesër nis shitja e biletave për ndeshjen me Partizanin

239

Rikthimi i zhvillimit të ndeshjeve sërish në stadiumin “Loro Boriçi”, ka vënë mënjeherë në lëvizje drejtuesit e KF Vllaznia të cilët kanë nisur të marrin masat për mbarëvajtjen e këtij takimi. Hapi i parë që ata kanë ndërmarrë është nisja e shitjes së biletave që ditën e premte. Pra, që nesër në mëngjes në orën 09.00 në sportelet e hapura pranë stadiumit, të gjithë tifozët që duan të jenë të pranishëm në këtë ndeshje, kanë mundësinë që të blejnë biletat e kësaj ndeshje. KF Vllaznia bën të ditur se çmimet e biletave do të jenë si më poshtë:

Tribuna VIP        1.000 lekë
Tribuna A- B         500 lekë
Tribuna D             400 leke
Tribuna C1-C5      300 lekë
Tribuna c2-C3-C4  200 lekë
Tribuna E              300 lekë

Nisja e shitjes së biletave që ditën e nesërme sigurisht bëhet me qëllimin për shmangien e ndonjë kaosi të mundshëm që mund të krijohet ditën e ndeshjes siç ka ndodhur edhe në ndonjë rast të mëparshëm. Klubi shkodran gjithashtu ka planifikuar edhe vendin se ku do të qëndrojnë tifozët e Partizanit, për të cilët ka rezervuar tribunën E. Pritet që në këtë ndeshje të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh, si të Vllaznisë por edhe të Partizanit.

© vllaznia.al