Njoftim i rëndësishëm: Ulet çmimi i biletave për ndeshjen me Laçin

269

KF Vllaznia njofton të gjithë sportdashësit se pas akordit të gjetur me drejtuesit e FSHF-së, është bërë e mundur që për ndeshjen e kësaj jave me Laçin, të ketë një ulje të çmimit të biletave për tribunat C dhe D të stadiumit “Loro Boriçi”. Çmimi i biletës për këto tribuna tashmë do të jetë 200 lekë të reja. KF Vllaznia në këtë mënyrë bën realitet plotësimin e një prej kërkesave të tifozëve të saj për një ulje të çmimit të biletave dhe ajo që presim tashmë është rritja e numrit të tyre që do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” për mbështetjen e ekipit të Vllaznisë në një ndeshje shumë të rëndësishme siç është ajo me Laçin që do të luhet ditën e dielë në orën 14.00.
Prandaj, eja edhe ti dhe të gjithë sëbashku të thërrasim: Forca Vllaznia!