Trajneri Cungu: Vllaznia s’shkon për turizëm në Korçë

228

Probleme me formacionin, mungesa lojtarësh, konkretisht të Shtubinës dhe Arbrit, por Vllaznia nuk shkon e dorëzuar në Korçë. Kjo është deklarata e bërë nga ana e trajnerit të saj Armando Cungu përpara nisjes drejt qytetit juglindor. Sipas tij, dihet që prioriteti i skuadrës që ai drejton është kampionati megjithatë nuk do të heqë dorë krej kollaj edhe nga kupa. “E kam theksuar që ditën e marrë kur kam marrë drejtimin e Vllaznisë së më intereson vetëm kampionati dhe qëndrimi i saj në Superligë. Por kjo nuk do të thotë se do të shkojmë për turizëm në Korçë. Do të mundohemi ta menaxhojmë si duhet këtë moment, ndoshta edhe me disa lojtarë si rrjedhojë e probleme që kanë por edhe për të ruajtur freskinë e ndonjërit për ndeshjen e kampionatit me Flamurtarin. Fokusi jonë është tek kampionati, për të marrë pikë mjaftueshëm që t’i largohemi sa më shpejt zonës së ftohtë. Kjo është ajo që mund të them unë sa i takon objektivave që do të ketë skuadra”- ka thënë numri 1 i pankinës shkodrane. Rezultati 0-0 i arritur në takimin e parë çerekfinal në Shkodër, natyrisht që lë gjithçka hapur. Vllaznia nuk është nisur drejt Korçës si favorite por mund të dalë e tillë nëse e vlerëson ndeshjen ashtu siç ka bërë me dy takimet e luajtura pak kohë më parë ndaj kësaj skuadre. Për më tepër, që edhe premiot e marra deri më tani, kanë motivuar jo pak futbollistët shkodranë të japin më të mirë në çdo takim.

© vllaznia.al