“Vllaznia B” me 10 futbollistë fiton 3-0 ndaj Kevitan

236

Vllaznia B pas humbjes në ndeshjen e kaluar me Luzin, është rikthyer tek fitorja. Në ndeshjen e sotme të luajtur në fushën “Reshit Rusi” ndaj Kevitanit, djemtë e drejtuar nga trajneri Ervis Kraja, kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0 duke forcuar pozitat në vendin e dytë të renditjes, vend që i çon ata në play-off. Pjesa e parë nuk ka qenë shumë e mirë për kuqeblutë të cilët gjithsesi kanë arritur të shënojnë golin e parë me anë të Arsen Hajdarit në minutën e 31-të. U duk se loja pas këtij goli do të kontrollohej nga Vllaznia B por vetëm 7 minuta më vonë, mesfushori Balaj bën një gjest të panevojshëm ndaj kundërshtarit duke u ndëshkuar me karton të kuq dhe duke e lënë skuadrën e tij me 10 futbollistë. Pjesa e parë do të mbyllej 1-0. Në fillimin e së dytës, pas një krosi nga e majta, Arenc Dibra do të godasë saktë me kokë duke e dërguar topin sërish në rrjetë. Një gol i qetësisë ky por në minutën e 79-të Hajdari do të shënonte edhe golin e tretë dhe kësisoj i gjithë takimi do të mbyllej me fitoren e pastër 3-0 të shkodranëve. Ata vazhdojnë të mbajnë vendin e dytë në renditje