Vllaznia barazon 0-0 në transfertën e Ballshit ndaj Bylisit

255

Vllaznia ka arritur të marrë një barazim me shumë vlerë në transfertën e Ballshit ndaj Bylisit vendas në ndeshjen e mbyllur në barazim 0-0. Një pikë e cila e lë skuadrën shkodrane në vendin e tetë në renditje megjithatë në këtë takim ajo patjetër që duhej të kishte kërkuar fitoren. Ndeshja ka qenë përgjithësisht e dominuar nga kuqeblutë të cilët kanë luajtur më mirë dhe në pjesën e parë ka patur 2-3 raste me anë të Bushiç e Shtubinës por pa arritur dot të konkretizojë. Në pjesën e dytë ndërkohë është ndjerë mungesa e sulmuesit kroat Bushiç që është larguar I dëmtuar nga fusha e lojës që gjatë pjesës së parë. Megjithatë, Shtubina, Hajdari e Gjini duhej të kishin shënuar në këto 45 minuta. Rasti më I mirë ka qenë ai I Shtubinës që ka goditur transersën 10 minuta para fundit të takimit kur në fakt duhej ta kishte dërguar topin në rrjetë. E atë që se bëri Vllaznia, mund ta kishte bërë Bylis në fundin e ndeshjes por ka qenë portieri Vujadinoviç ai që ka shpëtuar portën e tij pas ekzekutimit të një goditje dënimi perfekte nga ana e Kulit. Përfundimisht barazim 0-0 në Ballsh. Një pikë e cila shërben më tepër për moral tek kuqeblutë të cilët tashmë duhet patjetër të fitojë javën që vjen ndaj Besës për t’I bërë një mbyllje të mirë fazës së dytë dhe pastaj për të shpresuar tek faza e tretë në mënyrë që të arrihet objektivi që skuadra ka.

© vllaznia.al