Vllaznia barazon 2-2 me Luftëtarin në “Loro Boriçi”

249

Në barazim 2-2 është mbyllur ndeshja e sotme në mes Vllaznisë dhe Luftëtarit, e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”. Skuadra jonë ka humbur në këtë mënyrë një mundësi të mirë për të rimarrë vendin e katërt në renditje. Takimi ka nisur me disa probleme për stafin teknik sepse përveç mungesave të Bardullës e Gocajt, edhe mbrojtësi Bicaj e ka patur të pamundur të jetë në fushë. Kjo natyrisht që ka sjellë jo pak lëvizje në fushë për kuqeblutë. Të parët kanë kaluar në avantazh kuqeblutë. Tafili është penguar në zonë në minutën e 33-të dhe arbitri Sino ka treguar pikën e bardhë të 11-metërshit. Atë e ka marrë përsipër ta ekzekutojë Bakaj dhe e ka kthyer në gol. Ndërkohë në fundin e pjesës së parë, Boyom ka barazuar për gjirokastritët. Në të dytën do ishte Rexhinaldo që do të kalonte në avantazh Luftëtarin I cili po luante më mirë dhe u duk se do ta fitonte këtë ndeshje por një gol I Shtubinës në minutën e 93-të ka bërë që ndeshja të mbyllej në barazim. Ndeshja e rradhës për shkodranët do të jetë ajo që do të zhvillojnë ditën e hënë në Laç, para se të udhëtojnë në ndeshjen e parafundit për në Durrës dhe për ta mbyllur kampionatin në sfidën që do të luajnë në Shkodër me Tiranën.

© vllaznia.al