Vllaznia gabon edhe ndaj Kukësit. Humbet 1-2 në “Loro Boriçi”

296

Vllaznia gabon sërish. Madje për të katërtën herë në shtëpinë e saj gjatë këtij sezoni. Gjërat tashmë nuk po shkojnë ashtu siç duhet për kuqeblutë të cilët e shohin veten poshtë në renditje. Në pjesën e parë kanë qenë vetëm ata në fushë. Natyrisht duke përfituar edhe nga disa vendosje jo të mira ndoshta në fushë të lojtarëve kundërshtarë dhe prandaj nuk e kanë patur të vështirë t’I thyejnë ato pak sulme të tyre dhe nga ana tjetër, krijonin herëpashere panik në mbrojtjen e miqve.

Derisa do të mbërrinim tek minuta e 34-të kur pas një goditje këndi, Semina do përfitonte nga një hezitim I mbrojtësve të Kukësit dhe do ta dërgonte topin në rrjetë. Pjesa e parë do mbyllej 1-0. Në të dytën gjërat ndryshojnë. Popoviç është në fushë që nga minuta e parë dhe Kukësi do krijonte shpejt e shpejt dy raste të pastra me të dhe me Hoxhën. Atë që se bënë lojtarët e repartit ofensiv, do ta bënte Shameti që në ’53 do të shënonte pas një goditje këndi duke barazuar shifrat. Loja e Vllaznisë në mesfushë ka rënë ndjeshëm. Për rrjedhojë Canaj vendos të hedhë dy forca njëherazi, Krujën dhe Bardullën. Por vetëm një minutë më pas, në një tjetër goditje këndi, Kukësi do të shënonte sërish duke kaluar në avantazh. Gjërat tashmë përmbysen. Në fushë mbizotëron skuadra nënkampione në fuqi. Vllaznia mundohet të reagojë, krijon më tepër volum loje por mungojnë goditjet në portë. Përfundimisht 2-1 për Kukësin që vazhdon ngjitjen në renditje dhe e kundërta ndodh me skuadrën shkodrane që tashmë e sheh veten në vendin e tetë.
Vllaznia –Kukësi 1-2
Vllaznia: Vujdinoviç, Gocaj, Kraja, Sykaj, Baci, Belisha, Tafili (Kruja 74’), Shtubina (Bardulla 74’), Hajdari, Semina (Dibra 81’), Bushiç. Tr. A.Canaj
Kukësi:Halilaj, Brahja, Malakarne, Hallaçi, Mallota, Shameti, Hoxha (Bratiç 66’), Dragoi (Popoviç 46’), Cikalleshi (Hysa 88’), Progri. Tr. N.Sesnsoj
Gjyqtarë: L. Jemini, G.Qirici, D.Myftaraj (Tirane)
Shënues: Semina 34’/ Shameti 53’, Popoviç 75’
Kartona të verdhë: Bushiç, Gocaj , Baci

vllaznia.al