Vllaznia mund 2-1 Kastriotin. Bushiç vendos ndeshjen në ’90

267

Një gol I sulmuesit kroat Tomislav Bushiç në minutën e 90-të të ndeshjes, I ka dhënë fitoren 2-1 Vllaznisë në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ndaj Kastriotit. Kjo ndeshje e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” pa praninë e tifozëve për shkak të dënimit të fushës për incidentet e ndodhura në ndeshjen me Skënderbeun, u duk se do shkonte drejt barazimit 1-1 por në fakt nuk ka ndodhur kështu sepse Bushiç ka shënuar në limitet e ndeshjes. Në fakt, takimi ka filluar mirë për shkodranët. Shtubina ka shfrytëzuar një mosmarrëveshje të mbrojtësve krutanë dhe në minutën e 9-të ka kaluar në avantazh Vllazninë.


U duk se gjërat do bëheshin më të lehta për të por nuk do ndodhte kështu. Në minutën e 21-të krutanët fitojnë një 11-metërsh dhe Sefa është I saktë duke barazuar shifrat. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Në të dytën ndryshojnë disa gjëra për Vllazninë dhe në minutën e 51-të gjyqtari I takimit nuk akordon një 11-metërsh për shkodranët pas pengimit në zonë të Krujës. Po ashtu, në minutën e 80-të Hajdari me një gjuajtje nga jashtë zone, godet shtyllën dhe pas këtij momenti u krijua bindja se Vllaznia nuk do kishte fat për ta fituar ndeshjen por nuk do ishte kështu sepse goli I Bushiç në minutën e fundit të kohës së rregullt I ka dhënë tre pikë shumë të vlefshme kuqebluve. Për trajnerin e kësaj skuadre, ato që kanë rëndësi mbi të gjitha janë tre pikët. Me fitoren e sotme, skuadra shkodrane është ngjitur në kuotën e 13 pikëve dhe ndodhet në vendet e para të renditjes duke qenë më e qetë në përgatitjen e ndeshjes së rradhës, atë që do të luajë me Partizanin në Tiranë fundjavën që vjen.
Vllaznia- Kastrioti 2-1
Vllaznia:  Vujadinoviç, Gocaj (Bardulla 85’), Beqiri, Sykaj, Baci, Belisha, Tafili, Kruja (Dibra 85’), Shtubina (Kraja 89’), Hajdari, Bushiç.Tr.    
Kastrioti: Lika, Caca, Xhafa, Sheta, Abraham, Daja, Fonseka (Karapici 57’), Sefa, Ferraj, Malindi (Da Silva 85’) , Turdiu. Tr. R. Ndreu
Gjyqtarë: O.Sokoli, E.Barushi (Tiranë), R.çokaj (Lezhë)
Shënues: Shtubina 9’, Bushiç 90’/ Sefa 21 (11-m)
Karton I verdhë: Beqiri/Ferraj, Caca, Da Silva
© vllaznia.al