Vllaznia për femra sërish kampione. Një ekip rekordesh

270

Vllaznia në futboll për femra është kurorëzuar kampione e Shqipërisë pasditen e së shtunës. Ndeshja e fundit e kampionatit ka qenë ajo ndaj Elbasanit e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, në fund të së cilës është fiksuar rezultati I thellë 9-0. Me këtë fitore, ky ekip e ka mbyllur kampionatin me 22 fitore të arritura në po aq ndeshje të luajtura dhe ajo çka është më e rëndësishmja, me një golaverazh për GINES, 170 gola të shënuar dhe vetëm 10 të pësuar. Në fund të takimit është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe e kupës. Ka qenë Fatbardh Jera, anëtari I Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, njeriu I autorizuar për të dorëzuar medaljet dhe momenti kur I ka dorëzuar kupën kapitenes Franja, kuptohet që është shoqëruar me një entuziasëm të madh tek vajzat kampione. Protagonistët e këtij suksesi, janë shprehur të entuziasmuar për suksesin e arritur, për më tepër që ky ekip nuk njeh humbje prej 5 vitesh. “Ky sukses është frut i invesimit të bërë, i punës që stafi dhe vajzat kanë zhvilluar gjatë gjithë sezonit dhe prandaj jemi këtu ku jemi sot. Megjithatë nuk duhet të kënaqemi me kaq sepse objektivat tona janë për të shkuar edhe më larg”- ka thënë presidenti Lazer Matija. Në rradhët e  këtij ekipi bën pjesë edhe golashënuesja më e mirë e kampionatit, Megi Doçi me 56 gola të shënuar. Vllaznia për femra kësisoj mbetet krenaria e futbollit shkodran, një ekip vërtetë për t’u marrë shembull nga të gjithë të tjerët.

© vllaznia.al