Vllaznia rikthehet tek fitorja. Mund 4-0 Flamurtarin

294

Vllaznia rikthehet sërish tek fitorja. Këtë herë duke mundur me rezultatin e thellë 4-0 ekipin e Flamurtarit të Vlorës. Në ndeshjen e luajtur pasditen e së shtunës në fushën sportive “Reshit Rusi” kuqeblutë kanë dominuar ndaj një kundërshtari që kishte ardhur me shumë mungesa në Shkodër, duke shënuar nga dy gola për secilën pjesë loje.Të parin e ka shënuar Cicmil në minutën e 17-të ndërkohë që do të dyfishonte shifrat Çinari në minutën e 31-të. Pjesa e parë kësisoj do mbyllej me rezultatin 2-0 ndërkohë që në minutën e 54-të Sefa do të shënonte edhe golin e tretë të takimit ndërsa rezultatin përfundimtar të takimit do ta vendoste goli I katërt I kuqebluve I shënuar nga Çinari në minutën e 81-të, gol ky që ishte edhe I dyti për të. Kjo fitore natyrisht që ka gëzuar shkodranët të cilët arrijnë fitoren e dytë në kampionat e sipas zëvendëstrajnerit Kraja, një fitore shprese për Vllazninë. Me fitoren e sotme Vllaznia është ngjitur në kuotën e 8 pikëve duke lënë tashmë pas vetes Tërbunin ndërkohë që të mërkurën do të luajë ndeshjen e rradhës në Laç.
VLLAZNIA FLAMURTARI 4 0
GOLAT Cicmil 17′, Çinari 29′, 80′, Sefa 65′
VLLAZNIA: Dragojeviç, Arbri (Borshi 85′), Cicmil, Pjeshka, Marku, Krymi, Bardulla, Sefa (Haxhibuliç 78′), Kalaja, Shtubina (Hakaj 82′), Çinari. (Në dispozicion: Sherri, Gurishta, Ahmeti, Paviçeviç). Trajner: Armir Grima FLAMURTARI: Halili, Pashaj, Zeqaj, Qejvani, Gjinaj, Kuqi, Bregu (Sadushi 70′), Lena, Beqaj (Sino 60′), Maxhuni, Greca. (Në dispozicion: Xhelilaj, Tushi, Qari, Dule). Trajner: Gentjan Mezani
GJYQTARET A. Koçi, F.Lamaj, E. Velo (Durrës)
KARTONË TË VERDHË: Arbri, Bardulla, Cicmil/ Greca, Qejvani