Vllaznia tjetër fitore. Mund 2-0 Mamurrasin në transfertë për Kupë

269

Vllaznia e ka nisur me fitore edhe edicionin e sivjetëm të Kupës së Shqipërisë. Ndonëse sfida e sotme në trasnfertë me Mamurrasin konsiderohej e vështirë nisur nga merkatoja e zhvilluar nga kjo skuadër, kuqeblutë nuk janë frikësuar aspak dhe kanë vazhduar serinë e fitoreve të tyre. Këtë herë duke mundur Mamurrasin me rezultatin 2-0.

Trajneri Raineri në këtë takim u ka dhënë mundësinë disa prej futbollistëve që nuk kanë gjetur shumë hapësira më parë si portieri Campironi, sulmuesi Cioffi dhe ndonje tjeter, që të luanin dhe të tregonin veten dhe njëri prej tyre, sulmuesi Italian Çofi ka qenë ai që ka zhbllokuar rezultatin që në minutën e 3-të të takimit. Kur u duk se ndeshja do mbyllej vetëm me këtë gol, mesfushori I Mamurrasit Tushe ka shënuar një autogol duke I dhënë kësisoj Vllaznisë fitoren me rezultatin e pastër 2-0. Me këtë rezultat, shkodranët duken të sigurtë për kalimin në turin tjetër duke mos e pasë shumë mendjen tek ndeshja e kthimit që do luajnë pas dy javësh në Shkodër me këtë kundërshtar.Megjithatë gjërat duhen marrë me shumë kujdes dhe në asnjë momenti Mamurrasi nuk duhet nënvleftësuar.

www.vllaznia.al