Vllaznia U-17 fiton 3-2 në Kavajë dhe është e dyta. Vllaznia U-19 barazon 1-1

260

Ngjitet Vllaznia U-17. Pas një nisje jo të mirë të kampionatit, ajo ka ardhur duke i përmirësuar rezultatet dhe tashmë është në vendin e dytë në renditje. Kjo ka ardhur pas fitores së sotme të arritur në transfertë me Besën me rezultatin 3-2.

Ndeshja ka dhuruar jo pak emocionet por të besuarit e trajnerit Noga kanë arritur ta zgjidhin ashtu si duhet atë.Pjesa e parë është mbyllur 2-1 për shkodranët teksa kanë shënuar për ta Rubin Hebaj dhe Sinisha Rajçeviq. Në pjesën e dytë do kishte edhe nga një gol për secilën skuadër, për Vllazninë shënoi Uendi Vecaj dhe kësisoj i gjithë takimi do fitohej prej tyre 3-2. Megjithatë shkodranët kanë patur pretendimet e tyre për gjykimin në këtë ndeshje teksa trajneri Noga pretendon se ekipit të tij i janë mohuar dy gola mësë të rregullt nga ana e gjyqtarit. Gjithsesi, me fitoren e sotme Vllaznia U-17 është ngjitur në kuotën e 21 pikëve duke u ngjitur tashmë në vendin e dytë në renditje, vetëm dy pikë larg Shkëndisë së Tiranës që kryeson. Ndërkohë Vllaznia U-19 ka luajtur edhe ajo në Kavajë me Besën por ka barazuar 1-1. Kanë qenë futbollistët e drejtuar nga Luan Zmijani që kanë shënuar në pjesën e parë me anë të Arlind Kalajës dhe pjesa e parë është mbyllur 1-0. Në të dytën shumë raste shënimi, një gol i anulluar edhe për Dycën dhe në fund… Besa ka barazuar në minutën e 84-të. Pavarësisht këtij barazimi, Vllaznia U-19 vazhdon të kryesojë kampionatin e vetme me 24 pikë të grumbulluar në 10 ndeshje kampionat, me 7 fitore të arritura dhe 3 barazime, pa asnjë humbje dhe me një golaverazh 28-9. Javën e ardhshme, ekipet e Akademisë Vllaznia do të presin në Shkodër ekipet e Apolonisë

© vllaznia.al