Vllaznia U-19 rikthehet sërish në vendin e parë në renditje

268

Vllaznia U-19 ka arritur të rikthehet sërish në vendin e parë në renditje pas javës së 25-të të kampionatit. Ka ndodhur kështu pas fitores së saj 3-1 ndaj Skënderbeut dhe humbjes së Shkëndisë së Tiranës që kryesonte deri këtë javë, në ndeshjen tjetër me ekipin shkodran Vllaznimi me rezultatin 3-2. Në ndeshjen e kuqebluve ka spikatur kapiteni Dritmir Beci i cili ka shënuar dy gola në këtë takim pas 11-metërshave të dhënë nga gjyqtari pikërisht në minutat 40 dhe 64. Goli i tretë për ta është shënuar nga Hasani në ’82 ndërsa goli i vetëm për korçarët ka patur për autor Kacajn.

Përfundimisht 3-1 për Vllazninë që pas kësaj jave është ngjitur në kuotën e 61 pikë me 19 fitore të arritura, 4 barazime dhe vetëm 2 humbje. Golaverazhi i këtij ekipi është 59-18. Sa i takon ekipit Vllaznia U-17 ai pret vendimin e nesërm të Komisionit të Disiplinës për t’ia dhënë fitoren 3-0 në tavolinë për mosparaqitje të ekipit të Skënderbeut në ndeshjen e rradhës. Me këtë trepikës, ky ekip ngjitet në kuotën e 50 pikëve duke mbajtur vendin e tretë në renditje. Interesant është fakti se këtë të dielë, dy ekipet e Akademisë Vllaznia do të luajnë në Tiranë ndaj ekipeve të Shkëndisë, rivale këto të forta të tyre. Priten ndeshje interesante dhe me shumë rivalitet në mes ekipeve.

© vllaznia.al