Agim Canaj: E merituam plotësisht kualifikimin ndaj Partizanit

283

I entuziasmuar në maksimum është shfaqur trajneri i Vllaznisë Agim Canaj në konferencën e shtypit të pasndeshjes. Ai ka vlerësuar lart shpirtin e garës të treguar nga futbollistët e tij duke thënë se kualifikimi ka qenë mëse i merituar. “Kualifikimi ka qenë mëse I merituar për ne. Kemi kontrolluar gjatë gjithë kohës lojën, edhe atëherë kur nuk e kishim topin në zotërim.

Gjërat në fillimin e pjesës së dytë nuk shkuan ashtu siç duhet sepse na u dëmtuan dy futbollistë megjithatë zëvendësimi I tretë që bëmë me Tafilin, na dha rezultatin. Ai ishte I freskët dhe solli atë çfarë kërkonim. Një kualifkim që do na japë shpresa edhe për ecurinë tonë në të ardhmen teksa tashmë je mi më të vendosur për atë se çfarë kërkojmë. Kemi eliminuar skuadrën e vendit të dytë në kampionat dhe kjo tregon më së miri se edhe aty ne duhej të kishim qenë më lart në renditje nisur nga paraqitjet që kemi bërë. Por disa gabime në repartin e mbrojtjes na kanë kushtëzuar jo pak. Në kushte të tilla, na është dashur të riparojmë diçka në këtë repart dhe besoj se ia kemi arritur. Vetë ky kualifikim e tregon qartë këtë gjë megjithatë kemi përpara edhe ndeshjen me Laçin për kampionat që duhet ta mbyllim me sukses dhe pastaj të mendojmë më të qetë për pushimet e fundivitit”.
© vllaznia.al