AKADEMIA VLLAZNIA BASHKËPUNIM ME ATË TË BURASPORIT

241

Akademia Vllaznia në kuadrin e rritjes së bashkëpunimit me Akademi të tjera të Rajonit, së fundi ka krijuar një marëdhënie me atë të Burasporit të Turqisë. Për këtë arsye, ekipi i 14 vjeçarëve të kësaj të fundit, ka qenë pasditen e së enjtes në Shkodër. Ka qenë për të luajtur një ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët e tyre shkodranë.Takimi është luajtur në fushën “Reshit Rusi” dhe është ndjekur me interes nga drejtuesit e të dy Akademive. Sipas përgjegjësit teknik të Akademisë Vllaznia Alban Neziri, e rëndësishme është që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ndërkohë në rradhët e Akademisë së Burasporit, një nga drejtuesit e saj ishte me origjinë shqiptare dhe për të personalisht, ishte kënaqësi rikthimi në vendim mëmë dhe për më tepër ka deklaruar se ndonjërit prej fëmijëve të Akademisë Vllaznia mund t’i hapet rruga e stërvitjes në Turqi.Sa i takon ndeshjes së luajtur, Vllaznia U-14 ka luajtur më mirë dhe ka arritur të fitojë me rezultatin 5-1 ndaj bashkëmoshatarëve të tyre turq. Në fakt më shumë sesa rezultati, e rëndësishme është bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në mes sportistëve të së ardhmes.

 

© vllaznia.al