Akademia Vllaznia dy barazime 1-1 ndaj ekipeve të Brian’s

284

Dy barazime me të njëjtin rezultat 1-1 kanë arritur ekipet e Akademisë Vllaznia në ndeshjet e javës së gjashtë. Ata kanë qenë udhëtuese në Lezhë ku janë ndeshur me ekipet respektive të Akademisë Brians dhe në fund të të dy takimeve, pas një lufte të fortë sportive, janë arritur vetëm barazime pavarësisht përpjekjeve të ekipeve për t’i fituar ato. Ndeshja e parë ka qenë ajo e 17 vjeçrëve. Vllaznia e ka nisur mirë ndeshjen dhe ka arritur të kalojë e para në avantazh. Ka qenë …ai që ka shënuar në pjesën ë parë të takimit e cila do të mbyllej me këtë rezultat. Në të dytën vendasit e rrisin lojën në përpjekje të golit të barazimit dhe ia dalin ta shënojnë në minutën e 70-të. Pas këtij goli në fushë nuk kanë munguar problemet në mes futbollistëve të të dy ekipeve por edhe tifozërisë ndërkohë që problemi më i madh do të lindte në minutën e 77-të kur Isufi do të shënonte një gol mëse të rregullt për Vllazninë por gjyqtari në mënyrë të çuditshme e anullon atë. Kjo gjë solli jo pak tension megjithatë asgjë nuk ka ndryshuar në fatin e takimit dhe në fund të tij është sigluar rezultati 1-1. Menjëherë pas kësaj ndeshje, ka nisur përballja e 19 vjeçarëve. Të parët kanë shënuar në minutën e 15-të vendasit e Brians ndërkohë që Vllaznia shfaqi probleme në organizimin e lojës. Pavarësisht përpjekjeve, ajo vetëm në minutën e 80-të ka arritur të barazojë rezultatin me anë të kapitenit Fangaj i cili shfrytëzon një top të kthyer nga traversa dhe me kokë e dërgon në rrjetë. Edhe ndonjë tentativë për të shënuar golin e dytë nuk rezultoi efikase dhe kësisoj, i gjithë takimi është mbyllur në barazim 1-1. Me pikën e marrë në këtë ndeshje, Vllaznia U-19 vazhdon të mbajë vendin e dytë në renditje.

© vllaznia.al