Alsid Tafili kualifikon Vllazninë në çerekfinale. Mund 1-0 Partizanin

283

Ka mjaftuar goli i Alsid Tafilit në minutën e 102-të të ndeshjes që Vllaznia të fitonte dhe të kualifikohej për në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Një ndeshje pa ndonjë nivel të madh, ajo e sotmja ndaj Partizanit por me shumë emocione. Rezultati 0-0 i ndeshjes së parë në Tiranë, kishte lënë gjithçka të hapur për takimin e kthimit. Në pjesën e parë, Vllaznia ka patur vetëm një rast, atë të Bardullës që në minutën e 15-të goditi fort me të majtën nga jashtë zone dhe topi u përplas në traversë. Partizani ndërkohë më shumë dëshirë por jo loje. Në fillimin e pjesës së dytë, trajneri Canaj largoi nga fusha e lojës Krujën e dëmtuar dhe në vendin e tij aktivizoi Shtubinën. Loja në këto 45 minuta pati më tepër grintë por jo shumë raste. Aq sa në fund të 90 minutave u fiksua rezultati i barabartë 0-0, çka i detyroi të dy skuadrat t’i drejtoheshin shtesave. Kuqebluve u ishte larguar nga fusha edhe sulmuesi Bushiç i dëmtuar ndërkohë që zëvendësimi i tretë, ai i Tafilit me Bardullën do të rezultonte përcaktues. Në minutën e 102-të, Belisha kroson saktë nga e majta dhe Tafili me kokë shënon një gol të bukur. Mbi të gjitha përcaktues për skuadrën e tij. Shtesa e dytë do dhuronte më tepër emocione. Partizani hidhet në sulm për të barazuar por harron prapa dhe Dibra, Shtubina e Kraja kanë raste të mira për të dyfishuar rezultatin por nuk ndodh kështu. Në minutën e fundit të lojës, edhe portieri i Partizanit Hoxha ka lënë portën për të qenë në zonën shkodrane por pa sukses. Nuk ka gol tjetër dhe me fitoren 1-0, Vllaznia është kualifikuar për në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë ku do të ndeshet me Flamurtar

Vllaznia- Partizani 1-0
VLLAZNIA: Vujadinoviç, Gocaj, Belisha, Sykaj, Baci, Semina, Kraja, Bardulla (Tafili 96’), Kruja (Shtubina 46’), Hajdari, Bushiç (Dibra 70’). Trajner: A.Canaj
PARTIZANI: Hoxha, Krasniqi, Ibrahimi, Rrahmani, Murati, Demiri (Premçi 109’), Musta, Buac (Dushku 106’), Hyshmeri (Mitraj 59’), Malo, Mazrekaj. Trajner: H.Lika
Shënues: Tafili 102’
GJYQTARET: E.Jorgji, R.Preça (Elbasan), E.Velo (Durrës)
KARTONË TË VERDHË: Sykaj, Kraja, Semina, Belisha, Hajdari/ Krasniqi

© vllaznia.al