Armir Grima: Klubi Vllaznia solidarizim për të mbështetur Ambrën

308

Klubi i Futbollit Vllaznia ka vendosur ta thotë fjalën e tij edhe ai në salidarizim të fushatës që ka nisur prej ditësh për mbështetjen morale dhe financiare të vajzës 17 vjeçare Ambra Meda që po kalon një sëmundje të rëndë. Fakti që kjo vajzë është e lidhur me sportin ngaqë është mbesa e gazetarit të njohur Dëfrim Methasani, i ka bërë edhe më të ndjeshëm njerëzit e sportit. Pikërisht për këtë, drejtori sportiv i klubit Armir Grima ka bërë prezent edhe inisiativë e marrë për ta mbështetur këtë vajzë. “Klubi Vllaznia e ka patur në mendje të solidarizohet me gjendjen shëndetësore të Ambrës dhe në planet tona ka qenë mbledhja e një shume të hollash nga biletat që do shiteshin në ndeshjen me Kastriotin. Por në fakt, për këtë ndeshje nuk do ketë tifozë ngaqë jemi të dënuar dhe pastaj duke biseduar me presidentin e ekipit të femrave të Vllaznisë Lazër Matija, ramë në një mendje që të bënim diçka në këtë drejtim. Prandaj kemi vendosur që për ndeshjen e së shtunës që do luhet ndaj Kinostudios, ajo të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” në mënyrë që të vijnë më shumë njerëz dhe donacionet që do mblidhen të shkojnë për familjen e Ambrës e cila po kalon momente shumë të vështira”- ka thënë Grima. Një inisiativë që ia vlen për t’u përgëzuar. Shkodra dhe klubi Vllaznia edhe njëherë tjetër tregohen mbi të gjithë humanë dhe kjo është për t’u vlerësuar. Drejtori Grima gjen rastin t’u bëjë një ftesë të gjithë shkodranëve për të qenë nesër në stadium teksa thotë: “Ndeshje femrash është por shkodranët duhet të vijnë në stadium jo vetëm për t’i parë ato duke luajtur por edhe për të kontribuar me aq sa munden për këtë vajzë e cila ka nevojë për ne. Jam i bindur se numri i tifozëve ka për të qenë më i madh se ndeshjet e tjera sepse shkodranët kanë treguar se dinë t’i gjenden pranë gjithmonë njerëzve që kanë nevojë”. Presidenti i ekipit të femrave të Vllaznisë Lazër Matija ka përgatitur disa supriza të këndshme për ditën e nesërme para ndeshjes teksa do marrin pjesë edhe familjarë të Ambrës së sëmurë. Klubi shkodran kësisoj bëhet sërish shembull i organizimit të të tilla veprimtarive për të mbështetur njerëzit në nevojë.
© vllaznia.al