Bilancet, Vllaznia s’duhet të dalë pa pikë nga Kavaja

245

Bilancet flasin pozitivisht për shkodranët. Në daç për gjithë historikun e përballjeve në mes Besës dhe Vllaznisë dhe në daç në 10 vitet e fundit. Sa i takon këtyre ballafaqimeve të kësaj dekade, janë luajtur 26 ndeshje nga të cilat Vllaznia ka fituar 13, Besa 9 të tjera ndërsa 4 janë mbyllur në barazim. Edhe me golaverazh shkodranët udhëheqin 44-29.

Por ajo që bie në sy është se në golat e shënuar nga Vllaznia gjatë këtyre 10 viteve, plot 22 prej tyre i ka shënuar një futbollist, golashënuesi më i mirë i historisë së saj Vioresin Sinani. Nga ana tjetër nëse marrim për bazë gjithë historikun e përballjeve në mes këtyre skuadrave duke nisur nga viti 1933 kur kanë luajtur për herë të parë dhe deri më sot, janë zhvilluar gjithsej 138 ndeshje. Vllaznia ka fituar 65 ndeshje, Besa 39 ndërsa në barazim janë mbyllur 34 takime. Golaverazhi flet për kuqeblutë që kanë shënuar 209 gola ndërsa verdhezinjtë 134. Nisur nga keto shifra, Vllaznia kurrsesi s’duhet te dale pa pike nga Kavaja neser.

© vllaznia.al