Buzëqesh Akademia Vllaznia

266

Ditët e fundit, KF Vllaznia ka lidhur marrëveshjet kontraktuale me tre prej lojtarëve të rinj, që aktualisht aktivizohen pranë ekipit U-19 të Akademisë tonë.Bëhet fjalë për futbollistët: Sulmuesin Belajdi Pusi, mesfushorin Sinisha Rajçeviq dhe mbrojtësin Denis Miloti, të tre këta të datëlindjes 1998.Në këtë mënyrë, klubi Vllaznia tregon se po i kushton përherë e më shumë rëndësi e vëmendje projektit të rritjes dhe formimit të brezit të ri pranë Akademisë tonë. Në ffoto, drejtori sportiv i KF Vllaznia Eugent Zeka, bashkë me përgjegjësin teknik të Akademisë Alban Neziri dhe tre futbollistët që kanë firmosur së fundi, Denis Miloti, Sinisha Rajçeviq dhe Belajdi Pusi.

 

© vllaznia.al