Ekipet e Akademisë Vllaznia në pritje të shortit dhe gati për play-off

277

Ekipet e Akademisë Vllaznia e kanë mbyllur fazën e dytë të kampionatit me fitore. Në ndeshjet e luajtura në fushën sportive “Reshit Rusi” përballë ekipeve shkodrane kanë qenë ato të Lushnjës dhe Vlorës, të cilët rrezikonin rënien nga kategoria dhe pas humbjeve të pësuara, I kanë dhënë lamtumirën kampionateve të Superligës. Takimet janë zhvilluar shumë të forta dhe me rivalitet. Në ndeshjen e 17 vjeçarëve, ka qenë ekipi I Lushnjës që ka shënuar dy golat e parë të ndeshjes por më pas, ka qenë Rubin Hebaj që ka barazuar gjithçka. Ndeshja ka vazhduar me këtë bukuri teksa ka patur edhe gola të tjerë dhe Pusi ka barazuar golin e tretë të lushnjarëve dhe po ky futbollist ka shënuar edhe golin e fundit, atë që I dha fitoren 4-3 Vllaznisë në këtë takim dramatik. Kuqeblutë e trajnerit Volumi e mbyllin fazën e dytë të kampionatit në vendin e katërt duke arritur objektivin për të qenë në zonën e plej-ofit. Me shumë rivalitet është shoqëruar edhe ndeshja e 19 vjeçarëve. Vllaznia ka shënuar e para me anë të Becit në fundin e pjesës së parë por Vlora ka barazuar shifrat. Sërish Beci ka shënuar edhe golin e dytë por përsëri miqtë kanë barazuar dhe vetëm në minutën e 89-të Hasani ka shënuar edhe golin e tretë dhe të fitores për vendasit. Përfundimisht 3-2 për Vllaznia U-19 që siguron vendin e tretë në renditje dhe tashmë prêt edhe ajo plej- ofin. Paraditen e së martes në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit do të hidhet shorti I ndeshjeve gjysmëfinale të kampionatit të moshave, ndeshje këto që do të luhet ditën e enjte në Pezë.

© vllaznia.al