Ekipi i Vllaznisë niset për stërvitje drejt Ulqinit

256

Vllaznia është nisur ditën e sotme drejt Ulqinit ku do të zhvillojë një stërvitje 10 ditore në prag të nisjes së gjysmës të dytë të sezonit. Në përbërje të ekipit që kanë ndërmarrë këtë udhëtim, kanë qenë të gjithë futbollistët e ekipit të parë, përfshi këtu edhe të sapoafruarin Arsen Hajdari, ndërkohë që ka rënë në sy edhe prania e disa futbollistëvë të ekipit B dhe ndonjë nga ekipi U-19 i Akademisë. Gjatë qëndrimit në Ulqin, kuqeblutë mendohet që të zhvillojnë edhe ndonjë ndeshje miqësore në mënyrë që të bëhen gati ashtu si duhet për takimin e parë të këtij viti, atë që do të luhet me Kukësin më 21 janar në stadiumin “Loro Boriçi”. Para nisjes, për mediat ka folur mbrojtësi Endri Vrapi i cili është shprehur optimist se përgatitjet do të ndikojnë për mirë tek skuadra dhe futbollistët do të mundohen të bëjnë më të mirën e mundshme në mënyrë që më pas, t’i shërbejnë Vllaznisë me formën e tyre për të marrë rezultatet e duhura.
© vllaznia.al