Elvin Beqiri, shkelmi i parë dhe lamtumira zyrtare nga futbolli

252

Tradita e shkelmimit të topit të parë të kampionatit nga një veteran futbolli është respektuar edhe këtë sezon nga drejtuesit e KF Vllaznia. Madje, ata kanë menduar diçka më ndryshe në pragndeshjen me Kukësin. Shkelmimi i topit të parë i është besuar ish- kapitenit të kuqebluve Elvin Beqiri por përpos kësaj, atij i është zhvilluar edhe ceremonia e largimit zyrtat nga futbolli. Vitet e fundit duhet thënë se klubi shkodran po i respekton si duhet disa nga figurat kryesor të saj teksa u ka zhvilluar të tilla ceremoni të largimit nga futbolli edhe Armir Grimës, Suad Licit, Vioresin Sinanit, Safet Osjes dhe Amarildo Belishës. Sot ishte rradha e Elvin Beqirit, i cili ka lënë pas një karrierë shumë të suksesshme. Ai ka lindur në Shkodër më 27 shtator 1980 dhe me Vllazninë do të lidhej shpejt. Vetëm 17 vjeç grumbullohet me ekipin e parë duke fituar besimin e trajnerëve dhe ndonëse karrierën e fillon si sulmues, gradualisht vendi I tij do të ishte ai në mbrojtje ku dhe ka luajtur me shumë sukses për vite me rradhë. Luan me Vllazninë deri në vitin 2003 për t’u larguar më pas drejt Ukrainës, Izraelit dhe Rusisë për të vazhduar karrierën e tij. Do të kthehet sërish në Shkodër në vitin 2009 para se të largohej sërish pas një viti, këtë herë drejt Azerbajxhanit dhe kthimi I tretë tek Vllaznia do të ishte në vitin 2012 dhe do të qëndronte me të deri në fund të sezonit 2014-15 ku vendos t’I japë fund karrierës së tij sportive. Gjatë këtyre viteve, Elvin Beqiri ka dhënë një kontribut të madh edhe me kombëtaren shqiptare me të cilën ka luajtur 47 ndeshje për një periudhë 10 vjeçare. Kjo është karriera e Elvin Beqirit që sot I dha zyrtarisht lamtumirën futbollit të luajtur por pa u larguar asnjëherë nga sporti I tij I preferuar sepse tashmë ka nisur karrierën e trajnerit teksa punon si trajner tek Akademia Vllaznia.
© vllaznia.al