Fiton edhe U-19. Mund 3-1 Kukësin në transfertë

256

Me fitore e ka nisur kampionatin edhe Vllaznia U-19. Edhe ajo ka luajtur në Kukës ndaj skuadrës vendase dhe takimi është zhvilluar në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Futbollistët e rinj shkodranë e kanë dominuar takimin në çdo drejtim dhe në fund kanë arritur të fiksojnë shifrat 3-1 në favorin e tyre. Kuqeblutë e kanë nisur ndeshjen me këtë formacion: Bajri, Rahova, Tahiraga, Miloti, Dallnesi, Hysenaj, Brahimi, Parubi, Pusi, Dyca, Kruja. Trajnerët Elvin Beqiri dhe Albert Kaçi, i kanë besuar kësaj 11-she dhe në fakt nuk janë zhgënjyer. Në pjesën e parë do shënoheshin dy gola, fillimisht me anë të Hysenajt dhe më pas nga Parubi. Kjo pjesë do të mbyllej me rezultatin 2-0 për kuqeblutë. Në të dytën do të kishte edhe një tjetër gol prej tyre dhe përsëri ka shënuar Hysenaj ndërsa goli i vetëm i kukësianëve nuk ka mjaftuar për asgjë por thjesht sa për të përcaktuar rezultatin përfundimtar të këtij takimi të parë të këtij kampionati.

© vllaznia.al