Hidhet shorti, Akademia Vllaznia përballë Partizanit dhe Teutës

272

Paraditen e sotme në zyrat e FSHF-së është hedhur shorti i ndeshjeve gjysmëfinale të kampionateve të moshave për Superligën. Akademia Vllaznia ka fituar të drejtën për të qenë në mes katër ekipeve më të mira që do vazhdojnë garën si me U-19 ashtu edhe me U-17. Në bazë të shortit të hedhur sot, do të kemi këtë kalendar:
U-19 Partizani- Vllaznia
U-17 Teuta- Vllaznia

Shorti natyrisht që nuk është aspak i favorshëm sepse të dy ekipet shkodrane për t’u kualifikuar për në finale, duhet t’i fitojnë ndeshjet. Atyre nuk u bën punë as barazimi. Kjo në bazë të rregullores që ka nxjerrë FSHF sepse ekipet që në fund të fazës së dytë të kampionatit kanë qenë të renditura më lart në klasifikim, luajnë për dy rezultate, fitore dhe barazim. Ekipet e Vllaznisë kanë qenë të renditura në vendet tre dhe katër dhe për këtë arsye, tashmë nuk ndjehen aspak të favorizuar. Ndërkohë, merret vesh se me ekipin e të rinjve të Vllaznisë në këto ndeshje do të bashkohen edhe gjashtë futbollistë 19 vjeçarë që luajnë tashme me ekipin e parë por e kanë moshën për të luajtur edhe me këtë ekip. Bëhet fjalë për dy portierët, Sherri e Vjerdha, mbrojtësin Hakaj, mesfushorët Krymi e Dyca si dhe sulmuesin Çinari. Me këto përforcime Vllaznia U-19 pritet natyrisht që të jetë kampione e vendit për këtë sezon. Nuk do të mbesë prapa as Vllaznia U-17 e cila ndonëse do të luajë me Teutën e vendit të parë, do të synojë përsëri kalimin në finale. Ndeshjet gjysmëfinale luhen të enjten në kompleksin sportiv “Internacional” në Tiranë.

© vllaznia.al