Hidhet shorti, Vllaznia e nis në Shkodër me Kukësin

248

Mesditën e së hënës është hedhur në ambjentet e FSHF-së shorti i Superligës për sezonin 2013-14. Siç dihet në kampionatin e ri, do të marrin pjesë tashmë 10 ekipe. Në bazë të këtij shorti, në ndeshjen e parë Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” ekipin e Kukësit, ndeshje kjo që do të luhet më 23 gusht. Pas kësaj jave, në të dytën shkodranët do të udhëtojnë drejt Durrësit për të luajtur me Teutën, në të tretën do të presin Tiranën, më pas do jenë mysafir në Vlorë ndaj Flamurtarit. Në javët e pesta dhe të gjashta Vllaznia do të presë në Shkodër fillimisht Apoloninë dhe më pas Elbasanin, në javën e shtatë do luajë në Laç dhe në të tetën do presë Partizanin për ta mbyllur fazën e parë në Korçë me Skënderbeun kampion në fuqi. Po ashtu është hedhur edhe shorti i Kupës së Shqipërisë dhe në turin e parë Vllaznia do të ndeshet me Mamurrasin ndërsa në turin pas tij, do të luajë me fituesen e çiftit Ada- Kastrioti.