Inisiativa e futbollistëve të Vllaznisë: Ndihma çdo javë për të varfërit

251

Dy prej futbollistëve të Vllaznisë, pikërisht kapiteni Ndriçim Shtubina dhe Alsid Tafili, sot në emër të ekipit që përfaqsojnë, kanë ndërmarrë një gjest shumë fisnik. Duke shfrytëzuar faktin që ishte festa e Kurban Bajramit, ata kanë bërë kurban dhe mishin e  e kanë dërguar tek shtëpia e të moshuarve në Shkodër në mënyrë që edhe ata të gëzojnë një ditë ndryshe. Një inisiativë që e kanë ndërmarrë në emër të të gjithë ekipit, futbollistëve dhe stafit teknik.Ekipi nuk ka qenë në qytetin e tyre së fundi për shkak të angazhimit në ndeshjen e rradhës të Vllaznisë, atë të luajtur pasditen e së hënës në Elbasan ndaj Partizanit dhe mëngjesin e sotëm, puna e parë që kanë bërë ka qenë ndarja e kurbanit. Sigurisht që është një gjest për t’u vlerësuar sepse përveçse janë futbollistë të mirë po tregojnë që janë edhe shumë humanë dhe nuk është rasti i parë që ndërmarrin të tilla inisiativa. Madje, nga sa merret vesh, inisiativa të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe këtë e ka bërë të ditur kapiteni Shtubina kur ka thënë: “Kemi bërë si plan të gjithë ne futbollistët e ekipit që pas çdo ndeshje të luajtur, do të mbledhim një shumë lekësh për njerëzit në nevojë. Këtë rradhë i takoi Kurban Bajrami dhe menduam që t’i çonim tek Azili i pleqve ndërsa rradhët e tjera do t’i çojmë tek familjet e varfëra|.

© vllaznia.al