Jozef Toma i jep fitoren Vllaznia U-17 ndaj Tiranës

239

Vllaznia U-17 është rikthyer tek fitorja sërish dhe për rrjedhojë, vazhdon të mbajë vendin e parë në renditje. Nga tre ballafaqimet e sotme në mes ekipeve të këtyre dy klubeve të njohura, vetëm tek përballja e 17 vjeçarëve ka patur gol. Tek të rriturit dhe tek ekipet U-19, ndeshjet janë mbyllur në barazim 0-0. Njeriu i vetëm që ka gëzuar për prekjen e rrjetës ka qenë lojtari i U-17 të kuqebluve Jozef Toma. Ai ka shënuar golin shumë përcaktues në kryeqytet ndaj bardhebluve duke i dhënë fitoren Vllaznia në shifrat 1-0. Me këtë trepikësësh, ky ekip është ngjitur në kuotën e 16 pikëve dhe rivalitetin duket se do ta ketë vetëm me Shkëndinë e Tiranës pasi Tiranën tashmë e ka lënë njëherë e mirë prapa. Ndërkohë, në takimin e 19 vjeçarëve, i zhvilluar edhe ky në kryeqytet, me gjithë përpjekjet e të dy ekipeve, nuk ka patur gol dhe për këtë arsye, në fund të takimit është rregjistruar rezultati i barabartë 0-0. Me barazimin e sotëm, Vllaznia U-19 është ngjitur në kuotën e 19 pikëve duke lënë sërish mbrpa në renditje ekipin e Tiranës.
© vllaznia.al