Kampionatet e moshave startojnë më 25 shtator. Vllaznia e nis në Kukës

253

Të dielën e ardhshme (datë 25 shtator) do të nisin kampionatet e Superligës për moshat U-19 dhe U-17. Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar edhe kalendarin përkatës të këtyre kampionateve. Në të dy grupmoshat, pjesmarrëse do të jenë nga 10 ekipe, ndër të cilat kuptohet që janë edhe dy ekipet e Akademisë Vllaznia. Ndeshjet e tyre të para ato do t’i luajnë në Kukës, madje sipas shortit, edhe të dytat do t’i kenë në transfertë, këtë herë në kryeqytet ndaj Partizani. Sigurisht që ekipet e drejtuar nga trajnerët Elvin Beqiri e Albert Kaçi (U-19) dhe Haris Lika e Altin Xhahysa (U-17), kanë edhe ato objektivat e veta në këto kampionate megjithatë e rëndësishme është nxjerrja e lojtarëve të talentuar për ekipin e parë.
Ja shorti i plotë për të dy ekipet për fazën e parë të kampionatit:
U-19 Faza e parë:
Java 1: Kukësi- Vllaznia
Java 2: Partizani- Vllaznia
Java 3: Vllaznia- Laçi
Java 4: Internacional- Vllaznia
Java 5: Vllaznia- Shkëndia TR
Java 6: Tirana- Vllaznia
Java 7: Vllaznia- Akademia e Futbollit
Java 8: Porto- Vllaznia
Java 9: Vllaznia- Brians

U-17 Faza e parë:
Java 1: Kukësi- Vllaznia
Java 2: Partizani- Vllaznia
Java 3: Vllaznia- Laçi
Java 4: Internacional- Vllaznia
Java 5: Vllaznia- Shkëndia TR
Java 6: Tirana- Vllaznia
Java 7: Vllaznia- Akademia e Futbollit
Java 8: Porto- Vllaznia
Java 9: Vllaznia- Olimpic

© vllaznia.al