Kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes Vllaznia- Partizani

267

Nga dita e sotme kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes Vllaznia- Partizani që do të luhet ditën e dielë në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Bëjmë me dije se çmimet e biletave do të jenë të njëjta me ato të ndeshjeve të fundit. Kështu, një biletë në tribunën VIP kushton 1 mijë lekë, në tribunat A dhe B kushton 500 lekë ndërsa në të gjitha pjesët e tjera të stadiumit kushton vetëm 200 lekë. KF Vllaznia ju bën ftesë tifozëve shkodranë të jenë në stadium për të përkrahur skuadrën tonë për marrjen e një fitoreje të mundshme. Ne kemi nevojë për ju prandaj duam t’u kemi në shkallët e stadiumit. Bashkë mundemi ta ngjisim Vllazninë aty ku duhet!
© vllaznia.al