KF Vllaznia dënon gjestin e turpshëm të tifozëve bardheblu

267

Një gjest shumë i turpshëm ka ndodhur në përfundim të ndeshjes së sotme Tirana- Vllaznia, luajtur në kryeqytet. Një grup tifozësh të Tiranës kanë sulmuar autobuzin e tifozëve të Vllaznisë sapo ai ka nisur rrugëtimin nga stadiumi “Selman Stermasi” në drejtim të Shkodrës.Ata e kanë gjuajtur autobuzin e tifozëve tanë me gurë duke thyer tre xhama të tij.Një gjest i cili nuk duhet përkrahur nga askush sepse sjellja e tifozëve të Vllaznisë nuk ka lënë vend për një reagim të tilë të tifozëve kundërshtarë. Natyrisht që ne kërkojmë ndërhyrjen e forcave të rendit për të ndaluar përgjegjësit e kësaj ngjarje të turpshme, ashtu si dhe distancimin e Klubit Tirana nga një veprim i tille i tifozëve të tij. Futbolli duhet të shërbejë për bashkimin e njerëzve dhe jo të bëhet vatër e veprimeve të tilla të turpshme siç ishin ato të mbrëmjes së sotme të tifozëve bardheblu.

 

 

© vllaznia.al