KF Vllaznia firmos me kapitenin e ekipit U-19 Rahova

243

Klubi i Futbollit Vllaznia ka zyrtarizuar sot një tjetër firmë në kontratë. Këtë herë me një futbollist të Akademisë Vllaznisë. Bëhet fjalë për lojtarin e ekipit U-19 Arsaed Rahova. Kontrata e tij me klubin ka një afat trevjeçar. Rahova është kapiteni i ekipit U-19 dhe ka spikatur me paraqitjet e tij teksa luan edhe si mbrojtës krahu por edhe si mesfushor. 

KF Vllaznia asnjëherë nuk e ka hequr vëmendjen nga lojtarët me të dhëna të mira të Akademisë së tij dhe padyshim që do të vazhdojë t’i trajtojë siç duhet ato sepse e ardhmja është e këtyre futbollistëve.  
© vllaznia.al