Klubi: Vendimi i Disiplinës për Bacin, i ekzagjeruar!

334

Drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia janë njohur ditën e djeshme me vendimet e Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së dhe kuptohet që ndër këto vendime ka patur edhe dy prej tyre që kishin lidhje me Vllazninë. Ata janë ndalur pikërisht tek dënimi prej 4 javësh për mbrojtësi Alis Baci për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen ndaj Flamurtarit. Sipas tyre, një vendim I tillë I Disiplinës ka qenë I ekzagjeruar sepse ndërhyrja e mbrojtësit kuqeblu ka qenë krejtësisht Brenda luftës sportive dhe pa asnjë tendencë apo dashakeqësi ndaj kundërshtarit.

Pavarësisht kësaj, ende nuk dihet nëse ata do ta apelojnë këtë vendim.Me shumë të ngjarë kjo histori do të kalojë në heshtje por sigurisht që është një kujtesë për institucionet e FSHF-së për të mos vepruar më në mënyrë të tillë. Edhe vetë në kampin shkodran, gjesti i Bacit është konsideruar i dënueshëm por nuk është quajtur i ekzagjeruar.