Klubi Vllaznia, çmime simbolike biletash për ndeshjen me Besën

256

Edhe për ndeshjen e rradhës, atë me Besën e Kavajës që do të luhet ditën e shtunë në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 14.00, klubi I futbollit Vllaznia do të aplikojë çmime të ulëta të biletave për tifozët. Siç është bërë e ditur prej tij, një biletë në tribunën qendrore do të kushtojë vetëm 2 mijë lekë të vjetra, ndërsa në tribunën përballë, çmimi do jetë vetëm 1 mijë lekë të vjetra. Duket qartë se kemi të bëjmë me një çmim simbolik e kjo bëhet me qëllim afrimin e tifozëve sërish pranë skuadrës ashtu siç ndodhi në ndeshjen e kaluar me Partizanin ku të pranishëm në stadium ishin mbi 6 mijë tifozë. Prania e tifozëve në “Loro Boriçi” në këto ndeshje të fundit të kampionatit konsiderohet e domosdoshme sepse Vllaznia vetëm ato ka aleatë në një kampionat me probleme. Megjithatë për skuadrën shkodrane në pragndeshjen me Besën ka patur disa probleme dëmtimesh të futbollistëve.    
© vllaznia.al