Nesër hidhet shorti. Vllaznia dëshiron ndeshjen e parë në Shkodër

266

Paraditen e nesërme, në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit do të hidhet shorti i kategorisë superiore për sezonin 2016-17. Ka qenë vetë ky institucion që ka lajmëruar klubet për të qenë të pranishëm në orën 11.00 për hedhjen e këtij shorti. Siç dihet, kampionati i ri do të startojë më 7 shtator, disi më vonë nga vitet e kaluara megjithatë kjo shtyrje duket se ka qenë e kushtëzuar nga ndeshjet që do të zhvillojë ekipi ynë kombëtar. Vllaznia e pret me interes shortin e nesërm sepse përveç mësimit të kalendarit sipas javëve, për të ka jo pak rëndësi fakti se ku do ta luajë ndeshjen e parë, në Shkodër apo jashtë. Dëshira patjetër është që nga goglat e shortit, ndeshja e parë e kuqebluve të luhet në “Loro Boriçi” për ta inaguruar atë me të parën ndeshje të kampionatit shqiptar. Skuadra është duke u përgatitur në Berane të Malit të Zi pikërisht për këtë kampionat ku natyrisht që shpresohet tek një paraqitje më e mirë se ajo e sezoneve të fundit.
© vllaznia.al