Përfundon faza e parë e përzgjedhjes së kandidaturave për drejtor sportiv dhe trajner të Vllaznisë

316

Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a. njofton përfundimin e fazës së parë të përzgjedhjes së trajnerit dhe drejtorit sportiv. Pas administrimit të kandidaturave të paraqitura, të cilat kanë qënë të konsiderueshme, serioze dhe nga brenda e jashtë Shqipërisë, KF Vllaznia sh.a. ka vendosur vijimin e procedures se perzgjedhjes për kandidaturat më poshtë:

1. Për pozicionin e Drejtorit Sportiv

Agim Canaj

Alban Neziri

Ergin Firat

2. Për pozicionin e Trajnerit

Baldo Raineri

Dervish Haxhiosmanoviç

Edi Martini

Ergin Firat

Hasan Lika

Përzgjedhja e mësipërme është bërë bazuar në CV-të e depozituara dhe në projektet e paraqitura nga secila kandidaturë. KF Vllaznia falenderon të gjithë ata që u shprehën të gatshëm të kontribuonin pranë Klubit, ndërsa në ditët në vijim do të ketë sërish komunikim për ecurinë e procesit të përzgjedhjes së drejtorit sportiv dhe trajnerit.

© vllaznia.al