Samuel Nikaj: U kthyem tek fitorja. Tani të eliminojmë Partizanin

268

Edhe në ndeshjen e sotme ka qenë ai që e ka drejtuar skuadrën nga pankina. Kuptohet duke marrë herëpashere orientimet e trajnerit Canaj nga tribuna. Samuel Nikaj ndjehet mjaft i kënaqur me këtë gjë dhe për më tepër, sot është parë i lumtur që skuadra më në fund u rikthye tek fitoret. Ja si është shprehur ai në konferencën për shtyp të pasndeshjes: “Është kënaqësi e madhe të drejtosh Vllazninë, nuk e kisha menduar as në ëndërrat e mia më të bukura një gjë të tillë. Megjithatë, është edhe një përgjegjësi e madhe, por sidoqoftë, mbasi sot e kaluam me sukses proven me Lushnjen, kjo është diçka pozitive. Sigurisht që vinim pas pesë rezultateve pa fitore, dhe për këtë kishim një farë presionit. Por, edhe ndërrimet i dhanë një impuls më tepër lojës në sulm, dhe fitorja besoj se ishte e merituar. Arma më e fortë e Vllaznisë është grupi. Mendoj se kjo të jetë kthesa e Vllaznisë. Shpresoj që të kualifikohemi edhe me Partizanin, sepse është një objektiv që e kemi për t’u kualifikuar në raundin tjetër të kupës. Sigurisht që paten mungesa dhe ato janë lojtarë deçiziv për ne, megjithjatë, edhe këto lojtarët që u aktivizuan, besoj se e justifikuan besimin.Në Laç, në qoftëse do të hasim një pritje të mirë, si dhe një gjykim të mirë, shpresoj shumë që të marrim një rezultat pozitiv, sepse ka forca dhe ka besim tek ky ekipi i Vllaznisë”
© vllaznia.al