Tafili e Gocaj, mungesat e Vllaznisë të dielën në Kavajë

238

Alsid Tafili nuk do të luajë në ndeshjen e rradhës ndaj Besës. Ai ka plotësuar numrin tre të kartonave të verdhë dhe për rrjedhojë do të jetë i detyruar të pushojë në ndeshjen e rradhës të Vllaznisë. Tafili ka patur edhe dy kartona të tjerë në ndeshjet e mëparshme dhe me kartonin e fundit ka plotësuar numrin e tyre për të qenë i skualifikuar. Mesfushori 26 vjeçar ka qenë titullar në të 10 ndeshjet e para të kampionatit duke dhënë kontributin e tij maksimal për skuadrën. Mungesa e tij pritet të plotësohet nga aktivizimi i Florind Bardullës. Kjo duket më e mundshme megjithatë vendimin përfundimtar do ta japë trajneri Canaj para ndeshjes. Por nëse do mungojë Tafili, për Gocajn tashmë është mungesa e dytë rradhazi për shkak të problemeve që ka patur dhe për rrjedhojë stafi i ka marrë masat e duhura për të zëvendësuar edhe atë. Në ndeshjen ndaj Besës ditën e dielë, do të kërkohet padiskutim marrja e një rezultati pozitiv. Shkodranët dallohen për një lojë të mirë në ndeshjet jashtë, madje kanë marrë edhe jo pak pikë prandaj pritet që e njëjta gjë të ndodhë edhe këtë herë.
© vllaznia.al